Duplex Premium është një klub i natës që gjendet në Prishtinë, i cili ofron ambient të rahatshëm, muzikë live shumicën e kohës gjatë netëve dhe hapësirë te mjaftueshme për një 'dance night'. Zakonisht cdo herë poashtu ka DJ,pije me cmime të arsyeshme dhe njerëz të mirë.Address : Rruga Enver Zymberi.
Foto e vjetër e Komunës se Prishtinës dhe disa informata për Komunën e Prishtinës. Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës së Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 233.105 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2014. Komuna e Prishtinës përbëhet... Continue Reading →
Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtines. Është ndërtesë me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore e ndërtuar në shekullin XIX. Sahat Kulla gjendet në pjesën qendrore të pjesës së vjetër të Prishtines në afërsi të Xhamisë së Mbretit dhe gjendet në oborr të ndërtesës së gjimnazit. Është një ndër monumentet më të rëndësishme... Continue Reading →
Stadiumi i Fadil Vokrrit, më parë i njohur si Stadiumi i Prishtinës është stadium i përdorur për shum qëllime në Prishtinë, Kosovë i cili më së shumti përdoret për ndeshjet futbollistike dhë është 'home ground' për ekipin FC Prishtina dhe për Kombëtaren e Kosovës.Ky stadium ka kapacitet prej 13500 ulëseve dhe fillimisht është hapur në... Continue Reading →
Katedralja e Nënës Terezë në Prishtinë është një katedrale Romake Katolike, në vitin 2007 Qeveria e Kosovës aprovoj planet për ndërtimin e kësaj katedrale.Kjo katedrale i dedikohet Nënës Terezë e cila ishte gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, ajo ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane. Adresa : Rruga Justiniani, Prishtinë 10000.
Biblioteka Kombëtare e Prishtinës është institucioni më i lartë prej librarive të Kosovës dhe është ndërtuar prej kuvendit të Prishtinës. Misioni i kësaj librarie është koleksionimi,ruajtja dhe promocioni i dokumenteve dhe trashëgimisë intelektuale të Kosovës.Kjo bibliotekë është hapur në vitin 1982 dhe gjendet në adresën Prishtina 10030, dhe ndryshe njihet edhe me emrin Pjetër Bogdani.